Noizy është njëri prej emrave më aktiv të skenës muzikore shqiptare, i cili sjell shumë shpesh këngë të reja.
Së fundi, reperi ndau me ndjekësit imazhe nga xhirimet e një videoklipi të ri, duke zbuluar edhe datën e publikimit të tij.
“All dem Talk”, 26 qershor 2020″, ka shkruar Noizy sipër imazhit, ndërsa fansat presin me padurim që ta dëgjojnë këngën e re të tij, e cila pritet të jetë një bashkëpunim me reperin e famshëm gjerman Gzuz dhe një tjetër reper të njohur, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
Kujtojmë se kënga e fundit e Noizyt është “Adrenalinë”, në bashkëpunim me Mato Lale, projekt që numëron mbi 4 milionë klikime në YouTube.

Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...