Një tjetër padi është ngritur për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën.
Muzikanti i njohur Bosto Kante ka ngritur një padi ndaj saj, pasi as ajo dhe as shtëpia e saj diskografike, ‘Warner Music Group’ nuk i kanë kërkuar leje atij për të përfshirë muzikën e tij “Talk box” në remikset e hitit të saj “Levitating”.
Në padinë e ngritur ndaj këngëtares, Kante pretendon se ky veprim i Duas shkel të drejtat e tij si autor i këtyre këngëve.
Sipas burimeve Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që personazhe si Kante tentojnë të përfitojnë nga Dua, duke u kapur në detaje të tilla për ta çuar këngëtaren në gjyq.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...