Regjisori i njohur italian Fausto Brizzi është duke u hetuar për ngacmim seksual.
Corriere della Sera ka raportuar se prokuroria e Romës ka formalizuar akuzat kundër regjisorit të filmave të njohur Forever Young dhe Guess Ëho’s Coming for Christmas, transmeton portali arbresh.info
Mundësia e një ndjekjeje penale duket e largët pasi që pretendimet janë jashtë statutit gjashtëmujor të kufizimeve të Italisë për krimet e dyshuara seksuale.
Përmes një letre, Brizzi ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se ai “gjithnjë ka respektuar të tjerët” dhe duke shtuar se “duhet të bëhet dallimi mes dhunës dhe një qasjeje të padëshirueshme”.
Akuzat kundër Brizzi u shfaqën së pari në nëntor, pasi emisioni investigative Le Lene raportoi se 10 gra kishin akuzuar Brizzin, duke pretenduar se ai kishte kërkua seks nga to në shkëmbim të audicioneve.
Përkundër akuzave, distributori i Warner Bros Italia ka publikuar filmin e fundit, Poor But Very Rich, edhe pse emri i Brizzit u hoq nga publiciteti./arbresh.info/
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA