Me zërin e saj të këndshëm, sharmin e paraqitjen mjaft atraktive në skenë, ajo arriti të marrë gjithë vëmendjen duke shtuar kureshtjen e publikut për të zbuluar se kush është ajo.
Ajo bëri emër që nga paraqitja e saj në “Polifest”, me këngën “Rrall e përmall”. Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri e cila për një kohë të shkurtër rrëmbeu zemrat e mijëra fansave, me projekte të njëpasnjëshme, transmeton Gazeta Express.
Por përveç kësaj, Dafina njihet si njëra ndër këngëtaret e cila që nga paraqitja e saj e parë e deri më sot ka pasur ndryshime të shumta në paraqitjen e saj.
Herë me flokë të shkurtë, herë të gjatë e të bardh, dikur të zeza, ajo gjithmonë është shfaqur unike në paraqitjet e saj.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të Dafinës ku mund të shihni se sa shumë ka ndryshuar ajo deri më sot.
Kujtojmë se Dafina është përfolur shumë edhe jetën e saj private.
Ndryshe Daffy ka kohë që është duke punuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm pak ditë më parë, Daffy ka publikuar projektin e saj më të ri “Told Ya”.

Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...