Ylli i kinematografisë indiane, Sridevi ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ajo ka vdekur në Dubai, ku po ndiqte një ceremoni martese, transmeton portali arbresh.info
Duke filluar karrierën e saj aktive në moshën katërvjeçare, ajo kishte punuar në filma në gjuhën Tamil, Telugu, Malaylam, Kannada dhe Hindi.
Ajo debutoi si aktore në një film Bollyëood në vitin 1978, së shpejti duke u bërë një nga yjet më të mëdha të filmit në Indi.
Gjatë karrierës së saj si aktore që përfshin pesë dekada, ajo ka punuar në filma të panumërt.
Në vitin 2013, qeveria indiane i dha asaj Padma Shri – nderi i katërt më i lartë civil./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...