Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta sonte në Cyrih të Zvicrës, koreografi, piktori dhe udhëheqësi shumëvjeçarë i Shkollës së vallëzimit “Shota” në Cyrih, Agron Bajrami.
Bajrami ka udhëhequr shoqatën për më shumë se 25 vite, duke organizuar me qindra prezantime në mbarë Zvicrën dhe vende të ndryshme të Evropës.
Shoqata “Shota” ka qenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles, jo vetëm në Zvicër ku ka qendrën, por edhe gjithandej Evropës.
Vitin e kaluar kjo shoqatë në shenjë pakënaqësie më mosmbështetjen e Ministrisë së Diasporës dhe Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës në Zvicër, kishte ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi.
Agron Bajrami është i lindur në Prishtinë, në vitin 1964. Në kohën sa ka jetuar në Kosovë ai ka qenë anëtar i Ansamblit të Valleve “Shota”. /rtv21/
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...