Reperi shumë i përfolur Mozzik, mbrëmë publikoi këngën e tij më të re “Zemra ime”.
Muzika dhe produksioni janë realizuar nga producenti Rrzon, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Mozzik, shkruan portali arbresh.info
Klipi i këngës është mjaft interesant, pasi këtë herë reperi ka vendosur që ta xhriojë në një burg.
Por reperi siç duket është tejet i kënaqur me rezultatin e punës së vet pasiqë në më pak se 24 orë, kënga ka arritur që të marrë 1 milion klikime në kanalin YouTube.

“Me ia thy vetit rekordet sosht fer”, ka shkruar Mozzik.
Ndryshe, “Zemra ime” i pason projektit “Dhelpër dinake” i publikuar muaj më parë nga reperi ferizajas – këngë kjo e cila pa dyshim u shndërrua në hit. /arbresh.info/
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...