Këngëtaret e njohura të muzikës popullore me prejardhje nga Mushtishti, Motrat Mustafa, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
Kësaj here ato vijnë për herë të parë tetë motrat, ndërsa në video kanë futur edhe nënën e tyre e cila duket e rrethuar me dashuri mes vajzave të saj, shkruan portali arbresh.info
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilir Berani, teksa klipi i është besuar produksionit EMF Creative.
Ndryshe, kjo ide e këngës u diskutua shumë në media si “e vjedhur” nga këngëtarja tjetër e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, e si shkak i kësaj thuhet se këngëtarët i kanë prishur raportet mes vete./arbresh.info/
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...