Modelja ruse dhe Don Xhoni po bëhen prindër? Tronditin fansat me deklarata

16:48 | 28 Tetor 2021

Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey duket se janë të parët kur vjen puna për të krijuar situata të habitshme dhe bërë bujë.

Dyshja që kanë krijuar një afrimitet dhe e shfaqin çdo ditë përmes rrjeteve sociale së fundmi kanë habitur me deklaratat se po bëhen prindër.

Së fundi Ariana postoi një fotografi nga pushimet ku shihej e veshur në bikini teksa e quan veten një “mama”, ishte këmbimi i komenteve mes çiftit që i bëri fansat të dyshojnë se ata po presin një fëmijë së bashku.

Don Xhoni i komentoi asaj “nëna më e mirë”, ndërsa modelja i ktheu komentin duke i thënë atij se së shpejti po bëhet baba.

Kjo padyshim që është një lojë pasi pavarësisht afrimitetit të treguar vazhdimisht dhe pëlqimit që modelja ka shprehur duke gdhendur edhe në trup portretin e reperit dyshja nuk kemi parë që janë takuar akoma me njëri-tjetrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara