Modelja e famshme nga Maria Lebedeva ka ndërruar jetë sipasojë e një operacioni plastik.
31 vjeçarja, kishte kërkuar procedurën e rinoplastikës, me vlerë rreth 5000 dollarë.
Gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, me qëllim për të korrektuar formën e hundës së saj, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ashpër ndaj anestezisë.
Klinika Artibeaut, në Shën Petersburg, njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte.
Video e regjistruar e procedurës, po përdoret si provë nga autoritetet, për hetime ndaj neglizhencën mjekësore. Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë në spital kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.
Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vdekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike.
“Një hetim mjeko-ligjor është duke u kryer, por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, tha ai, shkruan zhurnal.
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni