Modelja e njohur e le të dashurin midis lokalit të natës (Video)

09:57 | 28 Mars 2017

Lottie Moss, motra e modeles britanike Kate Moss, është filmuar në një klub në Londër duke u fjalosur me të dashurin Alex Miton.

Gjegjësisht, sipas tablioideve britanike, modelja e re dhe Alex ndërprenë romancën para syve të njerëzve në klub nate teksa pamjet e momentit të dhënies fund të romancës, kanë rrjedhur në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, siç pohuan dëshmitarët dyshja ishte dukshëm e dehur, e cila duket se ishte arsyeja e mosmarrëveshjes së vogël e cila u përshkallëzua në një grindje publike.

Ndryshe, sipas miqve dyshja ka kohë që janë në lidhje dhe se kjo ishte e papritur ndërsa presin që të relaksohen marrëdhëniet mes tyre./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara