Elvana Gjata gjatë koncertit për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk e kishte unazën në gisht dhe kjo bëri që të gjithë të reagojnë.
Këngëtarja Elvana Gjata më 17 shkurt u rikthye me koncert privat të oranizuar nga Anita Haradinaj me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Mirëpo përveç se rikthimi i saj i ka gëzuar të gjithë fansat, një tjetër detaj u ka rënë në sy dhe është diskutuar nëpër media është fakti se asaj nuk i shihej në gisht unaza e fejesës.
Elvana Gjata gjatë koncertit në fjalë e kishte hequr unazën e fejesës dhe kjo bëri të dyshohet për prishtje të fejesës me Ervin Matën, mirëpo burime për “Iconstyle.al” kanë konfirmuar se Elvana vijon të jetë e fejuar me Ervinin dhe se mungesa e unazës gjatë koncertit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nuk ka të bëjë me prishje të raporteve.


PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...