Në ndarjen e çmimeve ‘Golden Globe’ ka ndodhur një keqkuptim.
Mësohet se këngëtarja e njohur Mariah Carey aksidentalisht i ka zënë vendin aktores së famshme Merly Streep, transmeton arbresh.info
Për këtë fakt aktorja fituese e 9 çmimeve Golden Globe ka folur në një intervistë për Jimmy Kimmel.
68 vjeçarja tregon se kur kishte shkuar të ulej kishte parë Mariah Carey-n në vendin e saj.
Ajo tregon se Mariah i kishte thënë “Oh, zot më detyruan të ulem”, por që pas kësaj në kohën e reklamavetë gjithë ishin ulur në vendet e veta.
Për këtë rast ka folur edhe këngëtarja Mariah Carey e cila në rrjetin social ‘Twitter’ i ka kërkuar falje aktores./arbresh.info/