Mel B thotë se fryma e fundit babait i ka dhënë kurajo të shkurorëzohet

08:58 | 20 Nëntor 2018

Melanie Brown apo siç njihet më mirë si Mel B, ka nxjerrë ditë më parë librin autobiografik, “Brutally Honest”.

Këngëtarja ka treguar shumëçka rreth karrierës muzikore si dhe jetës private dhe sentimentale.

Ndër to, ka zbuluar se si ia doli që ti jepte fund martesës abuzive me producentin amerikan, Stephen Belafonte.


Ylli i “Spice Girls” kishte marrë vendim që personalisht t’i tregonte të atit, Martinit se po i jep fund martesës.

“I thashë atij se do ndahem nga Stephen dhe e ndjeva dorën e tij që shtrëngoi timen. I thashë se nuk mund të shkurorëzohem derisa ai të vdiste. Sytë e tij u hapën për një sekondë, ne pamë njëri-tjetrin dhe në atë moment ndjeva që u zhduk çdo dhimbje që kishim kaluar. Më pas ai dha frymën e fundit dhe unë i njoftova të gjithë se ai u largua nga jeta”, ka pohuar 43-vjeçarja.

Pasi humbi luftën me kancer i ati, këngëtarja angazhoi një avokat në Los Angeles që të merret me procedurat e shkurorëzimit.

Ndryshe, tash e një vit zeshkania është beqare dhe po punon në këngë të reja muzikore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara