Ndihmësit mbretërore kanë mbetur “gojëhapur” pasi Prince Harry dhe Meghan Markle kanë kërkuar takim me Mbretëreshën.
Duka dhe Dukesha e Sussex thuhet se shpresojnë të prezantojnë Mbretëreshën me vajzën e tyre Lilibet, e cila lindi këtë vit, më 4 qershor, shkran The Sun, transmeton portal arnresh.info
Megjithatë, burimet për gazetën britanike kanë theksuar se asnjë takim nuk është arritur dhe se marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të mbeten të acaruara që nga intervista që Meghan dhe Prince Harry dhanë për Oprah.

Stafi i Mbretëreshës nuk i është përgjigjur kërkeses së nipit të saj, megjithatë burimet thonë se Elizabeta II ende e do fort Prince Harryn dhe fëmijët e tij.
Harry dhe Meghan të dy morën “disa muaj pushim nga puna” për t’u kujdesur për Lilibet pasi ajo lindi, dhe djali i tyre i madh Archie thuhet se ishte “i emocionuar” dhe “shumë i lumtur” për ardhjen në jetë të motrës së tij të vogël.
Burimet brenda Pallatit Mbretëror nuk kanë dhënë detaje se pse Meghan dhe Prince Harry kanë kërkuar të takohen me Mbretëreshën, vetëm se kanë theksuar se ata kanë shprehur dëshirën që të takojnë vajzën e tyre me gjyshën e Prince Harryt./arbresh.info/
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë