Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga dyshet që kanë arritur ta fshehin më gjatë lidhjen e tyre sentimantale, e dhe pse nuk mundën ta zgjasnin për më gjatë duke qenë se fansat e tyre jashtë kufijve i fotografonin shpesh në avion, aeroporte, etj.
Tanimë, në një lidhje të konsoliduar të cilën e kanë bërë publike nëpërmjet fotove të përbashkëta, Marina dhe reperi po bëhen gati për dasmën e tyre këtë verë e cila pritet të jetë madhështore, aq më tepër që tani Marina do të ketë më shumë kohë ta organizojë për shkak të largimit nga emisioni që drejtonte. Sipas ‘Panorama’ moderatorja simpatike ka kërkuar largimin nga ‘Proçesi Sportiv’ pikërisht për shkak të kërkesës që i ka bërë Getoari.
Edhe pse nuk e ka bërë ende zyrtare, ishte Xhejmsi Dervishi ajo që i shtoi këto zëra kur deklaroi në një intervistë se është në bisedime për të zëvendësuar Marina Vjollcën.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...