Është bërë publike së fundmi lidhja mes prezantueses Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri.
E pyetur për lidhjen me Butrintin, Kiara përgjigjet: “Me Butrinti kam një miqësi qe ka nisur ne televizion.
Nuk ka asgjë më shumv”-thotë Kiara. Duke dhënë më tej disa detaje të tjera mbi projektin që duket se do të ketë në qëndër operacione plastike. “Do të doja të korrigjoja vetëm një detaj sa i takon këtij formati televiziv. Ne nuk bashkëpunojmë vetëm me një kirurg plastik por kemi bashkëpunime me disa klinika të njohura të kirugjisë plastike dhe një grup kirurgësh plastikë.
Për vetë llojin e formatit, bashkëpunimi lë hapësira për të gjithë specialistët e kirurgjisë plastikë. Theksoj janë specialistë të kirurgjisë plastike me një përvojë ndërkombëtare” vazhdon Kiara duke shtuar se projekti është një produksion i televizionit Klan, prezantimi i është besuar asaj.
“Ndihem shumë e vlerësuar dhe nga ana tjetër ndiej një përgjegjësi të madhe për vetë seriozitetin që ka ky projekt. “Projekti është në fazat fillestare ndaj publiku duhet të presë deri në shfaqjen e tij”-përfundon Kiara Tito.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...