Zemërthyeri Liam Payne pati një ballafaqim me ish të shoqin e Cheryl, Jean-Bernard Fernandez-Versini në një ndenjë për të famshëm pas ndarjes me këngëtaren.
Ish këngëtari 24 vjeçar i grupit të mirënjohur One Direction kërcënoi të përleshet me playboy-n francez pasiqë ishte i pakënaqur me mënyrën se si e kishte trajtuar ish të shoqen kur ishin të martuar, transmeton ”The Sun” shkruan portali arbresh.info.
Të shqetësuar për mënyrën se si do të përfundonte ky ballafaqim, stafi i The Children Firehouse në qendër të Londrës ishin të detyruar të ndërhyjnë për të parandaluar zënkën fizike.
JB, i cili u divorcua nga Cheryl me 2015, ofroi të largohet nga vendngjarja për të mos shkaktuar probleme.
Për rastësi, të dy ishin aty të premten mbrëma kur Cheryl po festonte ditëlindjen e saj të 35-të jo shumë larg nga vend-ngjarja./arbresh.info/


U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...