Sonte në Kiev të Ukrainës pritet të filloj edicioni i 62’të i festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest”
Këtë vit do të marrin pjesë 42 shtete, ku Shqipërinë e përfaqeson këngëtarja kosovare Lindita Halimi me këngën “World”.
Por derisa Shqipëria numron pjesëmarrjen e 13’të, Kosova ende nuk lejohet që të dërgojë këngën e saj në këtë garë.
RTK, ka raportuar sot se Kosova pritet të debutojë në Eurovision vitin e ardhshëm, pasi ka siguruar përkrahje nga Grupi i Referencave të Eurovision’it’, transmeton Magazina.al
Grupi i Referencave i cili është organi më i lartë organizativ i festivalit, ka siguruar RTK’në se në rast se fiton një shtet që ka njohur Kosovën, në vitin 2018 edhe RTK’ja do të ftohet për pjesëmarrje në festival.
Ndryshe, Eurovisioni fillon sonte dhe do të transmetohet tri netë radhazi në televizionin publik.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...