Kylie Jenner shtrohet në spital

09:12 | 27 Shtator 2019

Miljarderja më e re në botë, Kylie Jenner shkaku i sëmundjes ka humbur një ngjarje të madhe të modës.

Një përfaqësues për yllin e kozmetikës konfirmoi për CNN se ajo është shtruar në Los Angeles për një sëmundje të pazbuluar dhe se po shkon mirë nën kujdesin e një mjeku.

Por jo aq sa duhet për të marrë pjesë në prezantimin e koleksionit të kozmetikës Kylie x Balmain, në ngjarjen e Javës së Modës në Balmain në Paris të Premten.

Përmes një postimi në Twiiter duke sqaruar se ajo ishte duke u përgatitur të udhëtonte.

““Siç e dini, unë isha duke u përgatitur për të shkuar në Paris për shfaqjen e Balmain në Paris për fillimin e koleksionit tim me Olivier. Fatkeqësisht, unë jam vërtetë e sëmurë dhe nuk jam në gjendje të udhëtoj. Jam e mërzitur që s’mund të jem në këtë shfaqje por e di se ekipi im i mahnitshëm dhe miqtë e mi janë në qytet për ngjarjen”.

Këtë javë u raportua se Kylie është në spital për shkak të një gripi.

“Krijimi i këtij koleksioni me Olivier ka qenë një ëndërr”, shtoi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale