Ndërkohë që të gjithë shijuan të dielën e pushimit ditën e djeshme, Luana Vjollca ishte sërish në punë.
Moderatorja e njohur ka treguar se dje ka qenë në xhirime për një projekt të ri, të cilin nuk ka dashur ta zbulojë. Nuk dihet nëse ajo po punon për ndonjë reklamë apo këngë të re, por me siguri duhet të jetë kjo e fundit përderisa para pak ditësh paralajmëroi se po përgatiste projekte muzikore.
Luana ka publikuar pamje të ndryshme gjatë punës bashkë me ekipin e saj dhe foton brenda një “Ferrari”.
Mirëpo gjatë xhirimeve asaj i ka ndodhur një incident i papritur, që duket se i ka prishur gjithë mbrëmjen. Moderatorja ka treguar në një foto se një person ka shkatërruar gjithë pjesën përpara “Ferrari”-t duke i thyer xhamin.
“U qyqa kush e bëri këtë?!”, ka shkruar Luana përkrah fotos, duke mos e kuptuar për çfarë arsye mund ta kenë bërë këtë gjë dhe kush është autori.

Mungesa e buxhetit vështirëson funksionimin e “Down Sy...
Çeku: 1.3 milion euro për rinovimin e Teatrit ODA
Aeroplanmbajtësja më e avancuar luftarake e ushtrisë amerika...
Ndeshja Kosovë – Zvicër/FFK tregon se kur ushtrojnë “Dardanë...
Rama pas ndeshjes me Anglinë: Skuadra jonë meriton mirëmjohj...
Ndizen qirinj në Prishtinë, në përkujtim të viktimave të tra...