Kjo është kënga që Donaldi i ka dedikuar lidhjes së tij me Bora Zemanin

14:02 | 22 Tetor 2021

Banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj zbuloi se ka shkruar një këngë dedikuar lidhjes me moderatoren.

Derisa fliste me banorët, Kledin, Fifin dhe Semin, ai zbuloi edhe cila është ajo këngë.

“Toxic Love”, është projekti muzikor i lansuar nga, Elgit Doda një javë më parë ku protagonist i klipit është vetë Donaldi me një tjetër vajzë.

“Ah si qenka dashnia? Po më mbyt mua vetmia. Për ty është kjo lutja që të jesh në krahët e mia”, thotë Elgit Doda në një pjesë të këngës.

Me gjasë kjo është kënga që Donaldi ia ka kushtuar Boras. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara