Alketa Vejsiu do jetë një nga prezantueset e festivalit “Sanremo”.
Antonella Clerici, Sabrina Salerno, Giorgina Rodriguez e Alketa Vjesiu, janë disa prej figurave të njohura që do të prezantojnë “Sanremo 2020”.
Teksa secila prej tyre, por edhe pjesa tjetër e stafit po përgatiten për të organizuar një festival madhështor, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret.
Gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” shkruan se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë euro.
Nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset.
“Il Giornale” shkruan se 11 vajzat që do të prezantojnë “Sanremo-n” do të paguhen 20-25 mijë euro.
Ndërkohë, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë euro./aktuale/

Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...