Festës për fillimin e një epoke të re në “perëndim” të karrierës së tij futbollistike, nuk i ka munguar as ajo që e ka sjellë në jetë.
Cristiano Ronaldo, të cilin jo më kot e quajnë “djalë mamaje”, ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto me të ëmën, Dolores Aveiro, me të cilën shihet teksa ndan gëzimin për aventurën e re te Juventusi, me nga një gotë vere në duar.
Fotoja përmban edhe një urim për kampionin e saj: Të uroj gjithë të mirat në aventurën tënde të re.

Ndërkohë, nuk mungojnë as fotot nga pushimet në plazhet e Greqisë, ku Cristiano po pushon pas eliminimit me Portugalinë nga Botërori i Rusisë.
Një tjetër foto tregon darkën që shtrohet buzë pishine me të gjithë familjen, miqtë më të mirë, e padyshim Georginën, që s’mund të mungonte.
https://www.instagram.com/p/BlJNH-EFuyZ/?taken-by=cristiano
Cristiano do të mbërrijë të hënën në Torino, ndërkohë që tifozët do të duhet të presin edhe pak kohë për ta parë në fushë me fanellën numër 7 bardhezi./arbresh.info/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje