Evrovizion këtë vit ka tërhequr më pak shikues.
Të dy netët, ajo gjysmë-finale dhe finalja arritën në 182 milion njerëz në 42 vende.
Dhe, thuhet se rënja e interesimit lidhet drejtpërdrejt me mungesën e Rusisë në festival.
Ndonëse festivali është parë shumë më pak, numri i atyre që kanë pas kureshtje të jashtëzakonshme ka qenë i orientuar në Portugali, në vendin që u bë fitues i garës së sivjetme.
Salvador Sobral i ka kënaqur dhe bërë krenar portugezët, ku që nga viti 2008 kishte rënë ndjeshëm interesimi për këtë event.
Numër të madh shikuesish ka pasur edhe në Bullgari, e mbrapa me interesim nuk ka mbetur as Ukraina e Gjermania.
Pavarësisht këtyre vendeve, Eurovisioni i sivjet sipas të dhënave finale, ka ngjallur më pak interesim dhe është ndjekur nga shumë më pak njerëz.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...