Jennifer Lopez ka risjellë disa momente nga e kaluara përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Më shumë se 16 vite nga lansimi i videos muzikore të këngës “Jenny From The Block”, këngëtarja e ka publikuar një pjesë të klipit në rrjetet sociale.
Ndërkaq, vëmendjen e ka tërhequr prezenca e aktorit Ben Affleck në klip, i cili asokohe ishte i dashuri i J.Lo. Pjesa që e ka shkëputur Lopez, e shfaq aktorin hollivudian duke e ngritur lart nga uji Jenniferin.
https://www.instagram.com/p/BmpilGJFFBH/?taken-by=jlo
Në ndërkohë, fansat e kanë komentuar videon duke u shprehur nostalgjikë për kohën kur çifti ishte bashkë.
Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram, Lopez ka thënë se albumi “This Is Me…Then” ka qenë albumi më personal dhe albumi i saj i preferuar deri më tani.
Gjatë kohës kur lidhja e tyre ishte aktive, Jennifer dhe Ben njiheshin si ‘Bennifer’ në Hollywood, ndërsa krahas jetës personale, ata bashkëpunonin edhe në karrierë.

Dy aktorët kanë luajtur bashkë edhe në filmat “Gigli” (2003) dhe “Jersey Girl” (2004).
Jennifer dhe Affleck ishin fejuar në nëntor të vitit 2002 dhe e kishin caktuar datën e martesës për një vit më pas.
Mirëpo, romanca e tyre ishte zbehur, ashtu që e shtynë martesën, e cila kurrë nuk ndodhi, sepse u ndanë në janar të vitit 2004. /Telegrafi
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...