Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive në rrafshin ndërkombëtarë.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info
JLo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën shfaqet pa grim por duket tejet e bukur dhe rrezatuese përkundër moshës së saj. Këngëtarja dhe aktorja e njohur pranoi komplimente nga ndjekësit për atë që është femër pa komplekse dhe e ka guxim ta shfaq fytyrën e saj edhe pa pikë grimi.

Jennifer përndryshe është në lidhje me Alex Rodriguezin, ndërsa nuk kanë bërë ende të ditur nëse planifikojnë të martohen.
Vitin e kaluar, ajo u nderua me çmimin honorifik në “MTV Video Music Awards” për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...