Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen e shumëpërfolur

17:40 | 15 Prill 2021

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se janë ndarë, disa javë pas zhurmës së shkaktuar në media për thashethemet rreth ndarjes.

Çifti lëshoi një deklaratë për Today, ku citonin: “Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”.

“Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi është të themi faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”, shkruan DailyMail.

Lajmet më të lexuara