Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner vijojnë të fitojnë të ardhura marramendëse në sajë të investimeve në fushën e pasurive të patundshme në nivelin e qindra milionë dollarëve, ndërkohë që drejtojnë poste qeveritare, sipas dokumenteve të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.
Që nga koha që Donald Trump fitoi presidencialet amerikane në muajin nëntor, perandoria e tij financiare u shqyrtua me hollësi nga ana e ekspertëve në këtë fushë, të cilët besojnë se përbën konflikt serioz interesi dhe ngrenë pikëpyetje të shumta mbi mungesën e një kufiri të qartë mes çështjeve të biznesit, atyre familjare si dhe funksioneve politike.
Dokumentet e publikuara të premten dëshmojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj, të cilët janë që të dy zyrtarisht këshilltarë të afërt të presidentit, ende marrin të ardhura nga pasuritë e tyre që vlerësohen mes shifrës 240 dhe 740 milionë dollarë.
Ivanka Trump njoftoi disa ditë më parë se merrte përsipër postin e këshilltares pa pagesë ndaj presidentit amerikan dhe do të mbajë aksionet e saj, të vlerësuara mes 5 dhe 25 milionë dollarë, në “Trump International Hotel”, që ndodhet disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Mes janarit 2016 dhe marsit 2017, këto aksione i kanë sjellë një fitim mes vlerës një dhe pesë milionë dollarë, referuar dokumenteve.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”