Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është kthyer gjatë këtyre ditëve në epiqendrën e mediave vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.
Dua Lipa, ditë më parë ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram flamurin autokton të vendit, ku karshi tij ka dhënë edhe shpjegimin e fjalës “autokton”, gjë që ka ngjallur reagime të shumta nga ana e serbëve. Si rrjedhojë, është shkaktuar një përplasje e madhe në rrjetet sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër, shkruan portali arbresh.info
Postimit të Dua Lipës i kishte reaguar edhe serbja Ceca bashkëshortja e komandantit të forcave paramilitare Arkanit, duke e thirrur fituesen e dy çmimeve “Grammy” injorante dhe e mangët në histori.
Deklaratës së Cecës i ka reaguar ish ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri duke i thënë se Rita dhe Dua janë krenaria jonë, ndërsa serbja mban mbi vete turpin e bashkëshortit.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te nndihet i turperuar.
Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend.
Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim,kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty. /arbresh.info/
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...