Në shtëpinë e beqarëve sot ka patur shumë debate e njëri prej tyre ka qenë ai mes Musait dhe Liridonit.
Tema e debatit ka qenë orari i fjetjes, një bisedë e cila ka përfunduar në përplasje.
Musa mendon se gjithsecili duhet të vendosë vetë kur të bjerë për të fjetur e kur të zgjohet, ndërsa Liridoni e Damiano kërkojnë që ata të jenë më aktivë për të debatuar në shtëpi.
Musës i duket sikur Liridoni ja mori personale vërejtjet e tij.
“Po e more personale do të thotë që nuk e kupton. Me një njeri që nuk kupton, injorant, unë nuk diskutoj”, i thotë ai.
“Ti flet sikur je mësuesi këtu dhe unë jam nxënësi, por nuk bie dakort me ty edhe sikur ti të kesh të drejtë”, i përgjigjet Liridoni.
“Për mua je kot! Mos u bëj i zgjuar kot! Ti asnjëherë nuk i ke marrë personale dhe hiqi syzet se është mungesë edukate. Në shtëpinë time kush i heq syzet është me edukatë kush nuk i heq s’ka edukatë”, ia kthen Musa.
Nga ana tjetër Liridoni nuk e ka pranuar komentin e Musës duke u shprehur se ai nuk duhet ta ngatërrojë me të tjerë.
“Faleminderit shumë që më quajte injorant. Ti mendo çfarë të duash për mua, po unë nuk të vlerësoj më. Sesi i mbaj unë syzet, është problemi im.”
Ky debat ka bërë që në bisedë të përfshihen dhe djemtë e tjerë duke u ndarë kështu në grupe.
Damiano është shprehur se një njeri me edukatë nuk i tregon asnjëherë tjetrit injorancën./Blitz.al/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...