Hyrrem humb peshë, vjen në përmasat e një modele

11:53 | 3 Janar 2019

Meryem Uzerli është një prej aktoreve më të famshme turke që ka bërë për vete publikun shqiptar.

Ajo krijoi famë falë rolit të saj në serialin turk për sulltan Sulejmanin. Në serinë televizive me titull “Muhtesem Yuzyil”, ajo e portretizoi sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit, shkruan portali arbresh.info

Aktorja e njohur ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram” , ku shihet e veshur me një palë pantallona të ngushtë të kombinuar me bluzën e bardh ku duket tejet sensuale dhe e bukur.

Meryem shpesh është komentuar për luhatjet e saj në peshë, siç duket aktores po i përshtaten më shumë linjat e një modele.

Ndryshe, Uzerli është duke punuar në projekte të reja filmike dhe seriale të ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara