Hailey Bieber dhe Justin Bieber do të bëhen prindër.
Çifti ka ndarë lajmin e ëmbël me njerëzit, përmes një videoje dhe fotove në Instagram.
Lajmi vjen pas thashethemeve se Hailey ishte shtatzënë, ku njerëzit në TikTok iu referuan veshjes së saj me një fustan të gjerë, në ngjyrë të bardhë. Modelja dhe këngëtari kanë qenë gjithnjë shumë të hapur për të zgjeruar familjen dhe nuk i kanë kursyer komentet nëpër intervista.
Në vitin 2021, në një intervistë me Elle, Hailey tha se ajo dhe Justin kishin folur dhe e kishin vendosur që të martoheshin të rinj, të krijonin familje dhe të ndërtonin jetën e tyre. “Edhe para se ta njiheshim, e dinim që donim të ishim me njëri-tjetrin”.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën