Reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi para dy muajsh janë bërë prindër për herë të parë.
Siç duket Gjiko shumë shpejtë ka krijuar lidhje të forta me vogëlushin e tij Zëri, këtë po e dëshmon me imazhet të cilat i publikon me të dhe mënyrën se si ia shpreh dashurinë të birit, shkruan portali arbresh.info.
Reperi ka publikuar një foto shumë të ëmbël në llogarinë e tij personale në Instagram ku shihet i lumtur afër Zërit bukurosh.

“Krejt qka boj tash e mbas o per ty dali jem.”, kishte shkruar reperi në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se çifti pas një lidhje disavjeçare kanë kurorëzuar romancën e tyre me një martesë, ku ishin të ftuar miq e familjar.
Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...