Prince Harry dhe Meghan Markle po i kthehen normalitetit pas martesës së tyre mbretëore.
Por së fundmi po përflitet gjesti i saj prekës që dhuroi buqetën e luleve të dasmës, tek pacientët në Hospice të Shën Jozefit në Londër.
Meghan ndoqi gjithashtu një traditë të veçantë mbretërore me buqetën e saj të dasmës. Buqeta, e cila përfshinte lule të preferuara të Princeshës Diana, u vendos në varrin e luftëtarit të panjohur në Westminster Abbey.

Tradita daton pothuajse 100 vjet, kur nëna e Mbretëreshës Elizabeth II, Elizabeth Bowes-Lyon, vendosi buqetë e saj në Varrezën e luftëtarit të panjohur gjatë martesës së saj në vitin 1923 me Mbretin Xhorxh VI. Ky gjest duhej të ishte në kujtesë të vëllait të saj më të madh, Fergus Bowes-Lyon, i cili vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që atëherë është ndjekur nga shumë nuse mbretërore pas saj. Mbretëresha Elizabeta e bëri atë duke ndjekur martesën e saj me Princi Filipin, ashtu si Princesha Diana dhe Kate Middleton.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...