Në “Soy Georgina”, një dokumentar i transmetuar këtë javë në Netflix, ajo që ndan jetën me yllin e futbollit portugez rrëfen se e kishte të vështirë, në fillim të historisë së tyre, të përshtatej me stilin e jetës luksoze të partnerit.
Me 29.7 milionë ndjekës në Instagram, momentalisht është një nga femrat më të ndjekura në planet.
Netflix po i kushton asaj sot një serial të titulluar “Soy Georgina”, i cili do të publikohet në ditëlindjen e 28-të, sot më 27 janar, duke treguar jetën e saj si nënë, blogere, biznesmene dhe bashkëshorte e Cristiano Ronaldos.
Sipas medies The Sun, spanjollja thotë se e kishte të vështirë që në fillim të historisë së tyre të mësohej me stilin e jetës luksoze të futbollistit.
Ajo ka komentuar kështu fillimet e marrëdhënies me yllin e Manchester United, kur ai erdhi ta merrte pas ditës së punës si shitëse në shtëpinë e Gucci, në Madrid: “Shkova në punë me autobus dhe erdha në shtëpi me një Bugatti”.
Pothuajse pesë vjet më vonë, çifti janë në pritje të binjakëve në pranverën e vitit 2022. Ky do të jetë fëmija i dytë dhe i tretë i Georgina Rodriguez pas lindjes së vajzës së tyre, Alana Martina, në vitin 2017.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të gjashtë, tashmë prind i Cristiano Jr. i lindur në vitin 2010.
Ai është gjithashtu babai i binjakëve Eva dhe Mateo, të lindur në vitin 2017 nga një nënë surrogate.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...