Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen në Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite duke u shfaqur me një abaja tradicionale në ngjyrën e flamurit.
Partnerja e Cristiano Ronaldos u pa këtë javë duke bërë blerje në dyqanin e markës saudite të parfumeve, Laverne, në Riad, e veshur me një abaja të gjelbër.
Georgina nuk është i panjohur për markën e përmendur të parfumeve, Laverne, duke pasur parasysh se në fillim të këtij viti bashkëpunuan në një fushatë për aromën ‘Blue Laverne’.
“Ndihem shumë e sigurt në këtë vend dhe i vlerësoj vërtet vlerat e familjare. U ndjeva shumë me fat që munda të lidhem me këtë parajsë në Tokë. Fuqia dhe magjia në shkretëtirën saudite është e pabesueshme”, kishte thënë me atë rast.
Në nder të Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite, modelja mori gjithashtu flamurin saudit si shenjë respekti në festimin e 93-vjetorit kombëtar të vendit. /Telegrafi/
Familja Ademaj hap të pame, përgatitet për rivarrosjen e Lir...
Erdogan: Gaza është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu p...
Halitjaha për Thaçin: Jam i hidhërua me të sepse nuk me ka t...
Momenti kur Flamur Noka ndez zjarr në mes të Kuvendit të Shq...
Xhaka dhe Muslija në formacionet e javës në Bundesliga 1 dhe...
Hasani: Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi, ndër pikat e kuqe në d...