Në trailerin e fundit të publikuar nga seriali më i shikuar ‘Game of Thrones’, duket se Westeros do të marrë timonin e kësaj sezone, transmeton portali arbresh.info
Traileri shfaq kontinentin e shkatërruar nga lufta, luftën mes mbretëreshës Cercei Lannister dhe Daenerys Targaryen, luftë mes Mbretit të Veriut, John Snoë dhe Kalorësit të Bardhë.
Në sezonën e fundit do të shfaqet edhe vëllau i John Snow, Bran duke zvarritur në një slitë nga Meera Reed, pasi më në fund ata arrijnë murin dhe vëzhguesit e natës i lejojnë ata që të kalojnë në anën jugore.
Por vëmendja më e madhe do të jetë mes John Snow dhe Daenerys Targaryen.
“Për shekuj me radhë, familjet tona luftuan së bashku kundër armikut të përbashkët, pavarësisht dallimeve të tyre, së bashku”, thotë John.
“Ne duhet të bëjmë të njejtën gjë, nëse duam të mbijetojmë…sepse armiku ynë është i vërtetë”, shton ai.
Sezona e re e serialit Game of Throne pritet të fillojë me 16 korrik./Arbresh.info

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin