Filmi më i ri nga Will Smith dhe Margot Robbie ka kryesuar javën filmike në Amerikë, megjithëse nuk ka sjellë fitimet e pritura.“Focus” ka mbledhur 19.1 milionë $ në javën që konsiderohet ndër më të dobëtat e kohëve të fundit.
Filmi është pritur të mbledhë deri në 23 milionë $ por sipas ekspertëve, shikuesit nuk janë mësuar të presin filma të tillë nga Will Smith.
Kampioni i dy javëve të kaluar, “50 shades of Grey” ka zbritur në pozitën e katërt me 10.9 milionë $.
Filmi i ri horror me buxhet të ulët, “The Lazarus Project” gjithashtu ka zhgënjyer , duke arritur të mbledhë 10.6 milionë në javën e parë të shfaqjes ndërsa filmat fitues të Oskarëve kanë pasur ende më shumë rritje.
Franc Lampard pritet të emërohet trajner i ri i skuadrës së ...
Agjencitë e sigurisë në BeH: Radoiçiq ka qenë në Bosnje dhe ...
SHBA ngre padi ndaj 8 kompanive kineze për tregti të paligjs...
Ngritet aktakuza e gjashtë me radhë për sulme seksuale gjatë...
Shefja e UNMIK-ut në Beograd, kërkon de-përshkallëzim dhe kt...
Miratohet projektligji për shëndetin riprodhues