Me rastin e ditëlindjes së saj, Fifi ka publikuar sot këngën e re. Edhe pse fansat prisnin që ajo të vinte me ndonjë bashkëpunim ose projekt të kantautorit Flori Mumajesi, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka gjetur mbështetjen e tij.
Vetë Flori ka publikuar një video promocionale të klipit të saj në profilin e tij në Instagram, ndërsa i ka bërë edhe follow këngëtares.
Dyshja është përfolur prej kohësh për një marrëdhënie më tepër se miqësore, por pavarësisht deklaratave kontradiktore, asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar.
Projekti i fundit muzikor i Fifit ishte bashkëpunimi me Mc Kreshën, kënga “Psikopatja jote” e cila u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”, dhe korri mjaft sukses.

Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë