Fero publikon këngën e re “2Pac”

17:28 | 8 Korrik 2020

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka lansuar projektin e ri muzikor.

“2Pac” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artisti nga Gjilani vjen me një paraqitje mjaft atraktive në videoklip, teksa siç edhe ka paralajmëruar kënga i është dedikuar reperit të ndjerë, Tupac Shakur.

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka bërë vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur Qelik Lipa.

Videoja i është besuar Endrit Rrahimit, me të cilin Feronit Shabani (emri i vërtetë i Feros) punon që një kohë të gjatë.

Projektin tashmë e gjeni të publikuar në kanalin YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara