Fansat e DMX bëjnë homazhe pranë spitalit ku ndërroi jetë

12:38 | 10 Prill 2021

Pas tubimit për DMX gjatë gjithë javës, fansat e tij janë ende duke derdhur emocionet e tyre dhe duke i treguar atij dashuri në orët pas vdekjes së tij.

Pothuajse menjëherë pas lajmit për vdekjen e reperit, një mural i përkohshëm përkujtimor u realizua jashtë Spitalit ‘White Plains’ në New York, shkruan TMZ.

Fansat besnikë të ikonës së muzikës hip-hop janë duke ndezur qirinj, duke lënë lule dhe kurora dhe duke shkruar shënime dashurie dhe ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

Dikush la tri tullumbace të mëdha në formë shkronjash, që shqiptonin emrin DMX.

Ndërkohë, tifozët aty pranë po luajnë muzikën e tij dhe po kërcejnë për të nderuar reperin 50-vjeçar i cili vdiq të premten pasi organizmi i tij pushoi së jetuari të enjten mbrëma.

DMX ra në koma pas një mbidoze të premten e kaluar. Mjekët thanë se truri i tij ishte privuar nga oksigjeni për gati 30 minuta dhe pamja ishte e zymtë që nga fillimi.

Ndërsa ishte i shtrirë në koma këtë javë, familja e DMX – përfshirë 15 fëmijët e tij – ishin të gjithë në gjendje ta shihnin para se të vdiste, dhe fansat morën kohë për t’i dhënë lule dhe bërë dedikime atij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara