Kylie Jenner ka kryesuar listën e personave më të pasur për vitin 2018 në Instagram.
Këtë vit, Hopper HQ zbuloi se sipërmarrësja 20-vjecare pati një rritje të madhe ekonomike falë kompanisë së saj kozmetike.
Në 2017, listën e kryesonte këngëtarja Selena Gomez, e cila këtë vit ka rënë në vendin e dytë.
Gjithcka u bazua në numrin e ndjekësve dhe pëlqimeve për cdo postim. Kylie Jenner paguhet 1 milion dollarë për cdo postim, ndërsa Selena 800 mijë dollarë. Kim ka rënë dy numra nga viti i kaluar dhe renditet në vendin e katërt dhe merr 720 mijë dollarë për cdo fotografi që hedh në Instagram.
Renditja vijon me Dwayne Johnson, Justin Bieber, Neymar, Lionel Messi dhe e fundit është Kendall Jenner. Kështu familja Kardashian+Jenner pushton listën e të pasurve këtë vit pasi 3 anëtare janë në top10.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...