Duket se Era Istrefi nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Burime pranë këngëtares thonë për Blitz.al se ajo do të marrë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella. Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane, që bën bashkë zhanre të ndryshme muzikore si, hip hop, indie, elektronik, dance etj.
Këtë vit ishte programuar që pjesë e tij të ishte diva e muzikës Beyonce, por për shkak të shtatzënisë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare, në vend të saj do të ngjitet në skenë Lady Gaga.
Në edicionin e 17-të të këtij festivali ndërkombëtar do të jetë e ftuar edhe Era Istrefi, e cila do të jetë “qershia mbi tortë”, pra këngëtarja që do të mbyllë eventin.
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...
“Ishalla na lehtëson Zoti”, Gjesti bën të ditur se do të agj...