Enca pyetet nga fansat për virgjërinë, iu përgjigjet: Nuk e kam humbur, por e kam dhuruar

19:36 | 5 Shkurt 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është thuajse çdo ditë aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale, shkruan portali arbresh.info

Jo të pakta janë edhe rastet kur Enca publikon për fansat ndonjë fotografi provokuese, duke u bërë kështu një personazh mjaft i diskutuar mediatik.

Ajo së fundi është treguar e afërt me fansat e saj, të cilët e pyesnin atë për gjërat që ishin kureshtar t’i dinin rreth saj.

Një prej ndjekësve ishte kureshtar të dinte nëse këngëtarja e ka humbur virgjërinë, teksa thotë “Enca e humbi virgjërinë, nuk e di seriozisht”.

Ndërsa përgjigja e Encës ishte “Nuk e kam humbur, e kam dhuruar atë”.

Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” mban titullin hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara