Enca publikon foto joshëse nga prapaskenat e videoklipit “Ndoshta”

18:15 | 19 Shkurt 2021

Enca Haxhia vazhdon të jetë këngëtarja shqiptare që komentohet për në të mirë në rrjet.

Bukuroshja brune është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe të shumta nga përditshmëria, shkruan portali arbresh.info

Në një postim të fundit, Enca ka bërë të ditur se do të lansojë së shpejti projektin e ri muzikor.

Bukuroshja së fundi, ka publikuar pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.

Ajo shfaqet joshëse e veshur me një fustan me dekolte të hapur e të çarë tek këmba, ndërsa pozoi e shtrirë në dysheme.

Postimi ndër të tjera mori komente të admiruesve të muzikës së saj, të cilët mezi prisnin lansimin e këngës.

“Break Down” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara