Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është gjithnjë shumë e përfolur. Së shpejti ajo pritet të sjellë në treg projektin e saj të ri “Ciao, të cilin e ka paralajmëruar që një kohë të gjatë.
Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi u ka treguar fansave se gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë edhe aq e mirë.
Madje, në një shkrim të fundit të publikuar në InstaStory, Enca e përshkruan situatën si një ditë, në të cilën nuk ka mundur fare të ‘rehatohet’.
“Kur je sëmurë, dhe vuan gjatë gjithë ditës për të gjetur pozicionin perfekt për të fjetur”, shkruan këngëtarja në gjuhën angleze. Shumica e ndjekësve të saj duket t’i kenë uruar asaj shërim të shpejtë pas kësaj gjendje jo fort të mirë.

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026