Reperi i famshëm botëror, Eminem, ka ndihmuar me mbi 2 milion euro familjet e viktimave që humbën jetën në Manchester.
Eminem, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers, poston shumë rrallë në rrjetet sociale, por duket se sulmi në Manchester e ka prekur shumë, shkruan Mail Online, transmeton arbresh.info.
Për këtë gjë ai në Twitter ka postuar një fotografi me anë të së cilës ka ftuar fansat e tij që të dhurojnë mjete për të ndihmuar familjet e viktimave.
Interesimi i fansave për t’ju bashkuar idesë së reperit ka qenë jashtëzakonisht e madhe.
Menjëherë pas postimit janë mbledhur mbi 1.8 milion euro duke vazhduar më pas akoma për tu arritur shifra prej 2 milionëshe.
Thuhet se paratë tashmë janë dërguar tek familjet e 22 personave që humbën jetën në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Manchester./Arbresh.info

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...