Dy artistë të njohur të tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm do të bashkohen për të sjellë një projekt të ri në këtë sezon veror.
Bëhet fjalë për Elvana Gjatën dhe Ardian Bujupin. Me anë të dy postimeve në Instagram, është kuptuar se Elvana dhe Ardiani do të sjellin këngën “Meine Liebe”. Ata kanë publikuar video të ngjashme, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
“Dashuria ime”, përkthehet titulli i cili është në gjuhën gjermane. Mbetet për t’u parë nëse kënga do të jetë shqip, gjermanisht apo bashkim i të dyja gjuhëve.
Ndërkohë hitet e artistëve për këtë verë janë “Fustani” dhe “Arrita”, të cilët numërojnë miliona klikime në Youtube.
https://www.instagram.com/p/B0gF-34DOPZ/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B0gGeU9HUAT/?utm_source=ig_embed
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...