Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe aktive në estradën shqiptare.
Bukuroshja, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, është e përfolur shumë në mediat rozë, në theks të veçantë pas dhuratës luksoze që ajo i dhuroi të dashurit të saj.
Krijuesja e shumë hiteve po ashtu komentohet edhe për paraqitjet e saja skenike për të cilat i kushton vëmendje të madhe.
Së fundmi, artistja ka publikuar në Instagram disa fotografi të reja ku shfaqet e veshur me një fund të zi të lëkurës, të kombinuara me një palë çizme të zeza dhe me një grim të lehtë e flok të mbledhura pas shpinës.
Një paraqitje tërheqëse e cila është pëlqyer mjaftë shumë nga publiku dhe kjo është vënë re nga komentet e shumta që Dafina mori.
Ndryshe, kënga e fundit që Dafina ka publikuar është në bashkëpunim me 2ton dhe titullohet “Qaj qaj”./Arbresh.info




Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...